Fernando Torres nis të zbavitet, Iniesta mposhtet nga “Mesi japonez”

0

Fernando Torres po bën atë që di të bëjë më mirë: të shënojë gola me peshë për skuadrën e tij, pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për kampionatin japonez dhe një kulturë krejt të re për të.

Sulmuesi i Sagan Tosu në J-League shënoi para pak ditësh në kupë golin e parë japonez dhe sot bëri të njëjtën gjë, duke gjetur golin në fitoren e çmuar 3-0 ndaj Gamba Osakas. Fitore e madhe, ndaj një rivali direkt, që e ngjit Sagan Tosun në zonën play-out, shumë pranë zonës së qëndrimit në elitën e futbollit japonez.

Ndërkaq, Visel Kobe e Iniestas dhe Podolskit u mund 2-0 në shtëpi nga Jokohama. Kjo e fundit lufton për mbijetesë dhe mori tre pikë të arta, ku meritë të madhe ka debutuesi Takefusa Kubo. Vetëm 17 vjeç, sulmuesi ishte te Barcelona deri në vitin 2017 dhe konsiderohej “Mesi japonez”, por u detyrua të kthehej në atdhe sepse ishte minoren dhe Barcelona u dënua nga FIFA për transferime të paligjshme.

Sot Kubo luajti ndeshjen e parë te Jokohama, pas një viti te FC Tokio dhe prezantimi ishte prej fenomeni.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.