“Koka” e Besës dhe Superiorja, Çapoj ëndërron shumë me Orikun

Oriku barazoi me Lushnjën një javë më parë dhe autori i golit ishte sulmuesi 21-vjeçar, Aleksandër Çapoj. Në një prononcim të dhënë për SportEkspres.com ai thekson se në Lushnjë i penalizoi gjykimi, pasi Oriku e meritoi plotësisht që të fitonte.

“Në Lushnjë meritonim fitoren, por nuk ke se çfarë të thuash më shumë për gjykimin. Në atë ndeshje hapur favorizoi lushnjarët. Tashmë ajo ndeshje i përket së shkuarës dhe për ne si futbollistë rëndësi ka përgatitja për këtë javë. Oriku do të luajë në transfertë me Besën në Kavajë, një ndeshje e vështirë. Duke qenë se Besa fitoi në fushën tonë, ne do shkojmë me synimin që të fitojmë këtë sfidë në Kavajë”, shprehet sulmuesi.

Në lidhje me sezonin e ri, Çapoj deklaron: “Ishim skuadër debutuese në Kategorinë e Parë për këtë sezon që po mbyllim. U renditëm në zonën Play-off dhe ishte një sukses dhe objektiv i realizuar nga ana jonë. Sezonin tjetër do të shikoni një Orik më ndryshe, ku Superiorja do të jetë një objektiv real”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online