“Faleminderit për gjithçka”, Dermaku ndahet me Kozencën

Kastriot Dermaku realizoi ëndrrën e tij të madhe duke u transferuar në Serie A. Mbrojtësit shqiptar iu desh të tregohej i duruar për vite me radhë për të shijuar suksesin e sotëm. Trasnferimi te Kozenca dy vite më parë ishte momenti kyç i karrierës së Dermakut.

Klubi nga jugu i Italisë bindi mbrojtësin t’i bashkohej projektit të tyre. Në një vit siguruan ngjitjen në Serie B, ndërsa sezonin që sapo lamë pas siguruan qëndrimin në Serie B, ku qendërmbrojtësi luajti rol kyç duke u aktivizuar në 33 takime. Tanimë, Dermaku është një lojtar i Parmës. Me anë një postimi në “Instagram”, futbollisti shqiptar  ka falënderuar klubin jugor duke përdorur fjalët më të përzemërta.

Nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura për të shprehur emocionet e mia. Kam kaluar dy vite fantastike dhe falënderimi ndaj Kozencës është gjëja më e pakët që mund të bëja.Kozenca më ka rritur si fëmijë, si lojtar, më ka dhënë mundësinë për të shkuar në kombëare dhe tani për të matur veten në Serie A.

Kozenca ka bërë që unë të takoj persona të mahnitshëm, por mbi të gjitha, më ka dhuruar emocione të pabesueshme që do të mbeten deri në fund të jetës sime. Dua t’u falënderoj të gjithëve, klubin, kolegët, stafin, tifozët, qytetin, që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Dua të falënderoj edhe ata që kanë punuar në prapaskenë, magazinierët e të gjithë që më kanë shoqëruar në këtë qëndrim 2-vjeçar. Nga sot keni një tifoz më shumë. Faleminderit KOZENCA, MIRUPAFSHIM!

https://www.instagram.com/p/BzqCYj_o5Pv/?igshid=1ob86gzhtd46

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online