“Është e vështirë…”, Batha “kapet mat” me një… video

Idriz Batha, pas shumë vitesh ka veshur sërish fanellën bardheblu të mbrojtur me moshat. Mesfushori është nga të paktët që ka mbajtur shiritin e kapitenit me të dyja skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën U19.

Puthja e stemës së “demave të kuq”, brohoritjet “kush s’kërce është mi bashkie, si dhe një deklaratë e Bathës, i cili thekson se Partizanin e ka në zemër, nuk mund të harrohen nga tifozët e kuq.

“Është e vështirë të luash kundër një skuadre që e ke në zemër dhe ke shumë vite që luan atje”, janë fjalët e mesfushorit gjirokastrit, në një video të shpërndarë nga tifozët e kuq në rrjetet sociale. Batha e ka thënë edhe vetë, që i kupton tifozët e Tiranës që nuk e kanë pritur mirë këtë levizje, ashtu sikurse edhe e di mirë që tani ka bërë armiq tifozët e kuq.

Ndoshta për inat të tyre në kampin bardheblu do nisin ta duan, por do të duhet një fitore në derbi që lojtarët e Tiranës të marrin dashuri nga tifozët e tyre.

https://www.facebook.com/FKPARTIZONIALBANIA/videos/399833810880462/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online