Eriksen “shuplakë” Totenhemit, londinezët në kaos

Kristian Eriksen është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Totenhemit dhe një ndër mesfushorët më të spikatur të Premier Ligës. Danezi, luan prej vitesh në Londër, që nga koha kur u mor nga Ajaksi, ku tashmë është kthyer në idhull për tifozerinë e “gjelave”.

Gjithsesi, prej kohësh është përfolur se për mesfushorin ka një interesim të madh nga ana e Realit të Madridit, fakt që e ka trazuar jo pak ambientin në ekipin e Totenhemit. Pavarëisht të gjithave, trajneri Poçetino shpesh ka thënë që Eriksen nuk do të largohet, por raportimet e fundit të mediave angleze thonë diçka komplet të kundërt.
Kristian Eriksen, duket se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Totenhemin dhe sipas të gjitha gjasave, arsye për këtë, thuhet të jetë Reali i Madridit. 26-vjeçari ka një kontratë me ekipin anglez, që e mban të lidhur deri në verën e vitit 2020.

Gjithsesi, londinezët, zor se mund të presin që të humbin një lojtar të kalibrit të Eriksen me parametra zero dhe fundi i këtij sezoni, duket se do të konfirmojë dhe fundin e aventurës së lojtarit danez në Angli. Pas dëmtimit të Herri Kejn dhe arrestimit të Aurier, tani Totenhemi merr një tjetër goditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *