Çarls te Besa? Magani qartëson zërat e merkatos

Çinedu Çarls e ka mbyllur aventurën e tij të shkurtër me skuadrën e Rabotniçkit, ku u huazua nga Skënderbeu dy sezone më parë. Në 16 muaj me këtë skuadër, Çarls luajti në 45 ndeshje të kampionatit ku shënoi 12 gola, e tashmë është në tregun e merkatos ku do t’i duhet të gjejë skuadrën e tij të re. Skënderbeu ka në dorë të ardhmen e tij, pasi nigeriani është nën kontratë me korçarët dhe së fundmi ka pasur lajme që e çonin te Besa e Kavajës, klub ku edhe shtatlarti është aktivizuar në të shkuarën.

Gjithsesi interesimit të SportEkspres.com i kanë dhënë përgjigje vetë kavajasit, të cilët e hedhin poshtë kalimin e sulmuesit të skuadra e tyre. Pjesëtarë të stafit teknik, madje edhe vetë trajneri Gugash Magani, ngrejnë supet të habitur për këtë lëvizje, e cila është bërë fakt i kryer në media të ndryshme. Sot Besa luan miqësoren e katërt në këtë periudhë dimërore, këtë herë me Tiranën, ndërsa të shtunën pret Ballkanin e Kosovës.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online