Milani largon “parazitin”, e dërgon tek ekipi që e eleminoi nga Europa League

0

Verën e vitit 2017, te Milani bëri bujë kushti i rinovimit të Xhixho Donarumës, i cili i kërkoi drejtuesve ndër të tjera, që të merrnin në ekip vëllain e tij Antonio Donarumën dhe rroga e tij të ishte 1 milion euro në sezon.

Drejtuesit kuqezi e pranuan këtë kërkesë dhe e transferuan 28-vjeçarin, ku e morën nga grekët e Asteras. Tashmë, kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë, italiani duket se është lodhur duket qëndruar si “parazit”, sikur e kanë etiketuar shpesh tifozët kuqezi dhe mund të rikthehet në Greqi.
Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane dhe greke, Antonio Donaruma do të transferohet drejt Olimpiakosit. Gjiganti grek e ndjek prej kohësh portierin, por në vitin 2017, u preferua një kalim te Milani. Donaruma do të kujtohet gjatë nga tifozët milanistë edhe për paraqitjen e bërë ndaj Interit një sezon më parë në Kupën e Italisë, ku ishte njeriu i ndeshjes me pritjet e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.