Raiola në Angli, ylli i Junajtid drejt largimit

Sa herë që Mino Raiola nis një udhëtim, merkato nis të lëvizë dhe miliona euro bëhen gati të qarkullojnë në merkato. Kjo pritet të ndodh tashmë, me super-menaxherin që ndodhet në Angli, për të biseduar me drejtuesit e Mançester Junajtid.

Vetë Raiola e ka pranuar se në “Olld Traford” do të bisedojë rreth ofertës faraonike të Barcelonës për Pol Pogba. Francezi kërkon të largoet nga “Djajtë e Kuq” prej problemeve me trajnerin Murinjo, por edhe nuk ndihet i lumtur në Premier Ligë.

Në anën tjetër, te Barcelona, trajneri Valverde do ta priste me krahët hapur mesfushorin. Gjithsesi, katalanët duhet të bëjnë kujdes nga Juventusi, që po mendon ta kthejë në Torino, aty ku Pogba shkëlqeu deri në vitin 2016.

Gjithsesi bardhezinjtë duhet të bëjnë llogaritë me faktin se te Barça janë të gatshëm të investojnë plot 112 milionë euro për kampionin e freskët të botës. Në mënyrë që çmimi të bëhet më i “logjikshëm”, spanjollët janë gati të përfshijnë në negociatat me Mançester Junajtid edhe Xheri Minan dhe Andre Gomesh. Ndoshta këta dy lojtarë, plus paratë do të mjaftojnë të bindin Zhoze Murinjon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online