Ëndrra e Milanit quhet Vidal, realiteti… Renato Sançes

0

Për javë të tëra Milani u mundua t’i merrte Bajernit mesfushorin e talentuar Renato Sançes, i cili në fakt nuk arriti të shpërthejë në Mynih. Bajerni është gati ta shesë ose ta japë në huazim, por kërkon huazim me detyrim blerjeje për 40 milionë, shifër e konsideruar e tepruar nga Milani, që kërkon të drejtën e blerjes, pa asnjë detyrim. Tani nga Kili vjen një lajm i bujshëm, që po konfirmohet edhe nga mediat në Itali: Milani është gati të ndryshojë shënjestër, duke tentuar goditjen Arturo Vidal. Mesfushori kilian, tashmë 30 vjeç, do të ishte i gatshëm të kthehej në Itali dhe kohët e fundit Interi ka tentuar ta blejë, por Bajerni nuk ka ndërmend ta lëshojë edhe për të paktën një sezon.

Milani, sipas informacioneve që qarkullojnë nga Kili deri në shtypin gjerman, ka kontaktuar me përfaqësuesit e  Vidalit, duke i ofruar një pagë të jashtëzakonshme, deri dyfishin e pagës që merr te Bajerni. Pikrëisht këtu lind problemi: Vidal merr 7 milionë euro në Mynih dhe nuk ka shans që Milani t’i ofrojë 14 milionë, ndaj këto zëra duken thjesht presion i Vidalit ndaj Bajernit, për t’i rritur pagën. Edhe vetë Milani zyrtarisht ka përgënjeshtruar interesimin për ish-mesfushorin e Juventusit, ndaj të shohim në ditët e ardhshme a do të bëjë ofertë, apo do të rinisë sërish bisedimet për Sançes, që është një objektiv i arritshëm, sepse Milani është klubi i vetëm që është interesuar seriozisht për portugezin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.