Milani me shumë mungesa, edhe Shkëndija ka shqetësime

Vinçenco Montela ka grumbulluar 20 lojtarë për ndeshjen e sotme kundër Shkëndijës. Trajneri kuqezi ka mungesa të rëndësishme, sepse qendërmbrojtësi Romanjoli dhe mesfushori Bilia janë të dëmtuar. Gjithashtu, nuk janë grumbulluar as Gustavo Gomez, Gabriel Paleta e M’Baje Niang. Të gjithë janë në shitje: Gomez ka ofertë nga Trabzonspori, Paleta nga Fenerbahçe, Niang nga Spartak Moska.

Ndërkaq, për Shkëndijën mbetet i dëmtuar mesfushori i rëndësishëm Vujçiç, si dhe është sërish i pezulluar sulmuesi Stenio Zhunior, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Trakait në Lituani.

Gjithsesi, në krahasim me ndeshjen e kthimit kundër Trakait kthehet mbrojtësi i rëndësishëm Cuculi, i pezulluar për atë takim.

Formacionet e mundshme

MILAN: Donaruma; Konti, Bonuçi, Musakio, Rodriguez; Kesié, Locatelli, Çalhanoglu; Suso, Andrè Silva, Bonaventura.

Tr.: Vinçenco Montella.

SHKËNDIJA: Zahov – Todorovski Bejtullai, Cuculi, Çelikoviç,Totre, Hasani, Alimi, Radeski, Abdurahimi, Ibraimi.

Tr.: Qatip Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online