“Fenomeni” Stouk Siti, 5 kampionë Europe në skuadër

0

Stouk Siti ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të PSG-së, Hese Rodrigez. Spanjolli ka firmosur për një vit me klubin anglez. Në fakt ai është huazuar tek Stouk Siti, që po habit të gjithë me lëvizjet e veta në merkato.

Me firmën e Hese Rodrigezit, në përbërje të Stouk Sitit janë 5 lojtarë që në karrierën e tyre kanë fituar Ligën e Kampioneve, Hese vetë, Bojan Kërkiç, Xherdan Shaqiri, Ibrahim Afellaj dhe Darren Fletçer.

Asnjë klub në Angli nuk ka më shumë lojtarë se Stouk Siti, që të kenë fituar më parë Ligën e Kampioneve. Pas Stouk Sitit vijnë Çelsi dhe Mançester Junajtid me nga 3 lojtarë që kanë fituar Championsin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.