Ish-futbollisti i Tiranës, Endri Vrapi, ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion+”. Ish-mbrojtësi, i cili tani ka rolin e ndihmës-trajnerit te Teuta, analizoi garën për mbijetesë, ku lëshoi kambanat e alarmit mbi situatën, në të cilën ndodhet klubi bardheblu.
GARA PËR MBIJETESË – “Kastrioti e ka ngritur shumë lojën. Përse të mos pretendojnë dhe ata, Tirana dhe Luftëtari ndodhen afër tyre, ndërsa i favorizon dhe kalendari. Tirana mund të futet në valle, duke qenë se kanë kaluar një eksperiencë të keqe, dhe si të thuash mund t’i jetë bërë me hije”.
SHERRI NË SELMAN STËRMASI – “Të themi të drejtën askush nuk i dëshiron këto pamje. Mendoj që futbollistët duhet të tregohen gjakftohtë në disa momente”.
KUKËSI DHE PARTIZANI – “Në fillim të sezonit, Kukësi u ndërtua për titullin kampion. Partizani ka një fizionomi ku kanë si prioritet mbrojtjen. Ata nuk krijojnë shumë raste, por u mjaftojnë dy ose tre për të shënuar. Ata janë shumë efikasë. Ne (Teuta) e kemi pësuar vetë këtë gjë”.
“Një vit më përpara isha lojtari i ri i tij te skuadra e Prizrenit dhe më pas më ftoi të isha pjesë e stafit të tij. Kemi gjithashtu një përgatitës fizik (Iris Selimi) ndër më të mirë në Shqipëri, që punon dhe me kombëtaren. Kemi gjetur dhe besimin e presidencës. Po bëjmë mirë jemi brenda objektivave”.