Zidan: Ky sezoni më i mirë i Benzemasë! Ja pse luajti djali im

Zinedin Zidan habiti shumë vetë, teksa la në stol Keilor Navas në përballjen ndaj Hueskës. “Gardiani” i “Los Blancos” për atë takim ishte djali i francezit, Luka Zidan, i cili debutoi me një fitore në La Liga.

Reali pësoi dy gola në atë takim, por asnjë prej tyre nuk ishte për faj të 21-vjeçarit, ndërsa në fund të 90 minutave madrilenët festuan, kjo falë një paraqitje fenomenale të Karim Benzema.

LUKA ZIDAN – “Jam shumë i gëzuar për të dhe për faktin që debutoi me fitore në “Bernabeu”. Gjithsesi, Luka është portieri i tretë. Tibo nuk ndihet mirë, ndërsa mendova t’i jepja Navasit pak pushim, prandaj i dhashë një shans Lukës. Doli mirë”.

BENZEMA –  “Benzema ka qenë pjesë e Realit për 10 vite dhe po bën shumë mirë. Ndoshta ky është sezoni i tij më i mirë dhe jemi të gëzuar për formën që po kalon ai. Gjithmonë do të mbështetem tek ai. Kemi dhe nëntë ndeshje të mbetura, kjo është gjëja më e rëndësishme për ne, duhet ta mbyllim në një mënyrë të mirë sezonin. Atëherë do të shikojmë çdo të ndodhë, por Karim është pjesë e këtij klubi dhe kjo s’do të ndryshojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online