EKSKLUZIVE/ Vllaznia përfundon në FIFA, shtohet edhe një hall

Klubi i Vllanzisë po kalon një nga momentet më të vështira në historinë e saj, pasi i duhet që 100 vjetorin e themelimit ta kalojë në Kategorinë e Parë. Hallet nuk kanë fund në Shkodër, pasi jo vetëm nuk ka nisur puna për edicionin e ri, por ka edhe një problem të ri në horizont.

“Sport Ekspres” mëson se klubi i Vllaznisë është paditur nga FIFA për çështjen “Çinari”. Lojtari në fjalë u transferua në Spanjë tek Alaves, por pasi u prezantua atje u huazua për një vit tek skuadra e NK Istras në Kroaci.

Debutimi i anësorit ende nuk ka ardhur, pasi klubi shkodran pretendon se transferimi i lojtarit është i parregullt dhe kërkon të përfitojë nga ky kalim. Leja e kalimit nuk ka shkuar në Kroaci dhe në të tilla kushte edhe debutimi i 21-vjeçarit nuk ka ardhur ende.

Situata është përshkallëzuar dhe mësohet se kjo situatë do të zgjidhet vetëm në FIFA. Klubi i lojtarit do ta ketë sa më parë në dispozicion sulmuesin. Vllaznia tani duhet të mendojë për një tjetër gjyq, krahas të gjitha problemeve të tjera që ka. Një situatë aspak e mirë, por duket se kjo ishte rruga e vetme për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online