EKSKLUZIVE | Rexhinaldo larg Kukësit, e vëzhgojnë tri skautë

Ardhja e Vasil Shkurtajt te Kukësi ka tronditur jo pak vendin në formacion të sulmuesit Rexhinaldo. Mozambikasi nuk ka marrëdhënie të mira as me Cungun dhe mendohet se Shkurtaj shihet si sulmuesi numër një nga tekniku shkodran.

Gjithsesi, para pak kohësh, klubi reagoi në lidhje me Rexhinaldon sa i takon rolit të sulmuesit në skuadër, duke e konsideruar si pjesë shumë të rëndësishme të projektit.

Aktualisht, Rexhinaldo dhe Shkurtaj janë të grumbulluar së bashku me pjesën tjetër të ekipit në Antalia, aty ku Kukësi po kryen fazën përgatitore.

E pikërisht në Turqi, burime të “sportekspres.com” mësojnë se Rexhinaldo po vëzhgohet nga tri skautë. Nuk dihen ende se nga kush klube ka interesim për sulmuesin, por duket se e ardhmja e tij është në një kampionat të huaj dhe larg Kukësit.

Të tri skautët janë akomoduar pranë klubit dhe e kanë bërë të qartë arsyen e ardhjes së tyre. Sulmuesi nga Mozambiku u studiua në takimin kundër Bashaksehir, si dhe do të vëzhgohet edhe në ndeshjen e Kukësit kundër Rostov, me datë 11 janar.

Në rast të paraqitjeve të mira, për Rexhinaldon mund të ketë disa oferta dhe me ardhjen e Shkurtajt, 28-vjeçari nuk shihet më si i paprekshëm dhe një transferim i tij i mundshëm, do të shtonte jo pak të ardhurat në klubin verilindor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online