Egnatia befasohet në shtëpi, e ndëshkon Oriku

0

Egnatia nuk ia ka dalë të ruajë ecurinë e mirë dhe është befasuar në shtëpi nga Oriku. Miqve u mjaftoi një gol i Arbër Dhramit në minutën e 67-të për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.

Klaudio Rexhepi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda shtatë minutash la Egnatian me dhjetë lojtarë. Ndeshja u komplikua për vendasit, ndërsa ekipi vlonjat shfrytëzoi superioritetin numerik duke arritur të shënonte golin e fitores në pjesën e dytë.

Egnatia mbetet në vendin e tretë të grupit B të Kategorisë së Parë me 25 pikë, ndërsa Oriku është ngjitur në vendin e gjashtë me 21 pikë.

Egnatia-Oriku 0-1
(Dhrami 67′)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.