Edhe Gocaj drejt largimit, ofertë konkrete në tavolinë

Olsi Gocaj ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Vllaznisë sezonin e shkuar, teksa luajti 26 ndeshje dhe shënoi 4 gola. Mbrojtësi i djathtë mbylli sezonin e tretë radhazi me kuqeblutë dhe e ardhmja e tij nuk dihet. Momentalisht është lojtar i lirë.

Nisur nga këto kushte, Gocaj ka marrë një ofertë së fundmi dhe është Besëlidhja që e do në skuadër anësorin. Trajneri Elvis Plori dëshiron të ketë në skuadër shkodranin. Edhe në të shkuarën lezhjanët e kanë tentuar atë.

SportEkspres.com mëson se Gocaj ka marrë një ofertë konkrete nga Besëlidhja, që është e gatshme të japë një shumë të konsiderueshme “cash” dhe pjesën tjetër të të ardhurave mbrojtësi ta marrë si pagë mujore në vazhdim.

Te Vllaznia kanë nisur të lëvizin së fundmi, por ende nuk ka asnjë rinovim. Gocaj normalisht do ta dëgjojë ofertën e klubit të vendlindjes dhe nëse është e duhura nuk ka arsye të ndryshojë ambient. Problemi është se ai dhe të tjerët nuk kanë kohën e mjaftueshme të presin pafundësisht që Vllaznia t’u bëjë një ofertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *