Arsenali “digjet”, De Jong: Je aty ku duhet kur të kërkon Barcelona!

Frenki De Jong u prezantua javën e kaluar si futbollist i Barcelonës, klub me të cilin ka nënshkruar deri në vitin 2024. Talenti i 22-vjeçarit nuk vihet në dyshim dhe shumë shpejt do të kthehet ndër mesfushorët më të mirë në planet. Brumi holandez do të përpunohet në furrën spanjolle dhe produkti pritet të jetë fantastik.

De Jong ka folur për “Voetbal International”, duke zbuluar se si e kishte menduar karrierën e tij. Etapat u dogjën, por më mirë kështu. Eleganti dhe inteligjenti i mesit të fushës ndihet i lumtur që do të luajë te Barça, ekip që e ka adhuruar gjithmonë për stilin e bukur të lojës.

Në mendjen time kam patur këtë listë për një kohë të gjatë: Ajaks, Arsenal, Barcelona, që është edhe trajektorja e Mark Overmars. Por, kur mund të shkosh menjëherë te Barcelona, atëherë je pikërisht aty ku duhet të jesh. Ndodhi më shpejt se sa kisha guxuar për të ëndërruar.

Kam qenë gjithmonë tifoz i futbollit të Barcelonës. Ky klub ka luajtur të njëjtin futboll prej vitesh dhe ka patur e ka futbollistë të mëdhenj. Ksavi, Iniesta, Buskets, përulem përpara një mesfushe të tillë. Pastaj është edhe Leo Mesi, më i miri në botë, idhulli im. Edhe Camp Nou është madhështor. Duke i mbledhur të gjitha këto, mund të them se nuk është kaq e komplikuar për një djalë të ri të luajë për Barcelonën apo Realin e Madridit”, përfundon Frenki De Jong.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online