Edhe dy “tabu” për Mesin, argjentinasi me mision

Leo Mesi është “vrasësi” i skuadrave angleze. Argjentinasi, në 30 ndeshje që regjistron kundër skuadrave angleze në Champions, ka arritur të shënojë plot 22 gola. Arsenali është preja e preferuar për “pleshtin”, teksa në gjashtë ndeshje ndaj tyre e ka dërguar nëntë herë topin në rrjetë.

Në këtë aspekt Mesi kalon edhe Ronaldon, i cili ka shënuar 12 gola në 17 përballje më klubet e Premier Ligës në Champions League. Preja e fundit nga ishulli për Mesin ishte Totenhemi. Ai i shënoi dy gola në fazën e grupeve të këtij sezoni në kompeticionin më të madh për klube në Europë.

Megjithatë ai ka akoma “tabu” për të thyer. Argjentinasi nuk ka shënuar akoma asnjë gol në “Old Trafford”, ku ka luajtur vetëm një herë në fazën e eliminimeve direkt. Sonte do të jetë një sfidë e veçantë për të nëse shënon, pasi do të linte shenjën e tij edhe në këtë stadium mitik, siç ka bërë në shumë të tjerë.

31-vjeçari nuk ka shënuar as në “Anfield” kundër Liverpulit, stadium ku mund të zbresë në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions. Sigurisht nëse kalohet Junajtid. Ndërkohë, “The Reds” e kanë bërë gjysmën e punës, duke mposhtur Porton 2-0 mbrëmë. Mesi është përballur me gjashtë skuadra angleze dhe i ka shënuar të gjithave, me përjashtim të Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online