E thotë agjenti i tij, Interi pranë yllit holandez

Stiven Bergvajn është talenti i radhës që ka futur në garë dy rivalët e Milanos për shërbimet e tij. Interi dhe Milani kanë prej kohësh që e ndjekin yllin holandez. 21-vjeçari është rritur në akadameninë e PSV Eindhoven dhe është një lojtar tepër premtues.

Arrin të mbulojë të tre pozicionet e sulmit dhe vlera e tij në merkato arrin rreth 35 milionë euro. Regjistron 12 gola dhe po aq asiste në kampionatin holandez gjtë këtj sezoni.

Së fundmi agjenti i tij ka folur për mediat italiane, ku ka treguar rreth situatës së klientit të tij. Agjenti i Bergvajn është shprehur se interesi i Interit është konkret, madje ka pasur një bisedë me drejtorin e zikaltërve, Auzilio.

“Interi është kandidati kryesor, kam biseduar edhe me Ausilion”, tregon ai. Me këtë levizje duket se zikaltërit janë shumë afër talentit, duke fituar kështu garën me rivalët e Milanit. Nëse kjo lëvizje përfundon me sukses Interi do të siguronte nj element cilësor për të ardhmen, por edhe për të tashmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *