E premtja deçizive, Inter dhe Real vendosin fatin e Modriç

Konfirmohet takimi i parë i drejtuesve të Interit dhe atyre të Realit. Luka Modriç do të jetë tema e diskutimeve. Inter insiston për shërbimet e tij dhe siç citon “SportMediaset”, ditën e premte, palët do të ulen në tryezën e bisedimeve.

Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, dëshiron të nisë tratativat mbi bazën e një huazimi prej 30 milionë eurosh, me të drejtën e blerjes për një shifër më të lartë, por që akoma mbetet për t’u diskutuar me kolegët spanjoll.

Tratativë e vështirë, pasi Reali nuk preferon huazimin e kroatit, por hapi i parë do të hidhet ditën e premte. Kapiteni i kombëtares kroate kërkon largimin për të provuar një eksperiencë të re dhe në Milano e presin krahë hapur. Reali është kundër largimit të mesfushorit, por përballë dëshirës së lojtarit nuk mund të bëjë gjë dhe i mbetet të marrë maksimumin nga shitja e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online