Ishte 10 korriku i këtij viti kur Arsenal transferoi nga Sampdoria, për 30 milionë euro, uruguajanin Lukas Torreira. Mesfushori kishte shfaqur një formë mjaft të mirë në Serinë A sezonin e shkuar, si dhe në Botëror ishte një pikë kyçë për kombëtaren e Uruguajit.
“Topçinjtë” e Londrës besuan te mesfushori dhe paguan një shumë të konsiderueshme për ta marrë në Angli. 22-vjeçari ka zhvilluar 8 ndeshje këtë sezon me fanellën e Arsenal, teksa vetëm në tre prej tyre e ka nisur si titullar. Uruguajani njihet gjithashtu dhe si një fans i tatuazheve dhe ka disa në trupin e tij. Një nga këto tatuazhe ka bërë mjaft përshtypje, ku Torreira ka bërë në pulpën e tij të djathtë, stemën e ekipit të parë ku ka luajtur dhe është rritur si lojtar.
Torreira e ka nisur karrierën e tij me klubin , Institucion Atletica 18 de Julio, ku më pas në vitin 2013 te Montevideo dhe një vit më pas erdhi në Evropë te Peskara. Historia e djaloshit të talentuar është mjaft e trishtë, ku në moshën 14-vjeçare, mesfushori mbeti i pastrehë dhe u ndihmua që të kalonte vështirësitë nga klubi i Institucion Atletica dhe për këtë fakt Torreira duket se do të jetë mirënjohës gjithmonë.