Hidi: Na vuri në gjumë nisja e mirë, futbolli shqiptar është rritur

Isli Hidi u rikthye në Superiore pas shumë vitesh, duke nisur një aventurë të re tek ekipi i Teutës, ”Gardiani” është kthyer në një pikë kyçe tek durrsakët, duke i ndihmuar jo pak me eksperiencën e tij.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH,portieri veteran ka komentuar fillimisht ndryshimet që ka vënë re që nga koha kur ai ishte pjesë e Tiranës. Hidi e pranon se gjërat kanë ndryshuar për mirë, megjithatë thekson se ka ven për përmirësim.  Më pas portieri ka folur

“Të them të drejtën, me aq sa unë mbaj mend nga sa kam qenë më parë, niveli ka qenë më i lartë se tani te Tirana. Përmirësimi i terreneve është diçka e mirë. Janë rritur vlerat me skuadrat si Kukësi dhe Skënderbeu që kalojnë ture. Ka vend për përmirësim, duke nisur edhe nga infrastruktura, deri tek organizimi i klubeve”.

“Partizani është një ekip i ri dhe kanë shpirt gare. Lojtarët bëjnë maksimumin. Grupi dhe fryma që kanë ndikon shumë. Kanë krijuar besim në vetvete”.

“Laçi ishte ekipi për t’u mundur. Ekipi ka rritje dhe e ndihmuam njëri tjetrin. Ishte një rezultat mjaft pozitiv. Ka raste që dhe skuadrat me 10 lojtarë arrin të fitojë”.

“Finalizimi ka lënë pak për të dëshiruar dhe kemi punuar shumë. Ekipi është në rritje pasi tregohet dhe nga fakti se po shënojmë. Kemi ende shumë punë”.

“Nuk e kam dëgjuar unë ndonjëherë që të kemi për titullin si objektiv. Ne mund të kemi objektiv Kupat e Europës. Në javët e para kishim një farë euforie, edhe pse e meritonim me atë që kishim treguar. Kjo situatë mbase na vuri pak në gjumë. Kemi bërë ndeshje të mira, por e them sërish që po rritemi. Jemi të kënaqur për këtë fazë të parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online