E Para të shtunën, finale mbijetese në… orar ndryshe

0

Javët e mbetura të Kategorisë së Parë luhen të gjitha në një ditë dhe në një orar. Kështu, java e 26-të zhvillohet të shtunën prej orës 17:00.  Në Grupin A veçohet “derbi” Besëlidhja-Vllaznia. Lezhjanët janë në luftë për vendin e dytë, ndërsa shkodranët i kanë mbyllur llogaritë me kampionatin.

Korabi pret Dinamon në kërkim të pikëve të munguara, ndërsa Erzeni është pushim. Në zonën Play-out, takimi Shënkolli-Iliria merr statusin e kryendeshjen për mbijetesë, ndërsa Burreli pret Vorën dhe do kërkojë pikët e mbijetesës. Veleçiku është pushim.

Në Grupin B vëmendja më e madhe përqendrohet në zonën Play-off, ku Tomori pret Elbasanin dhe Apolonia Turbinën. Në lojë janë tre skuadra për mbijetesë, ndërsa Pogradeci është pushim. Në zonën në Play-off, ndeshjet Egnatia-Bylis dhe Lushnja-Oriku janë sfida revanshi për pikë nga skuadrat pritëse, ndërsa Besa është pushim.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – JAVA 26

Grupi A | Play-off
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Besëlidhja-Vllaznia (Në Lezhë)
Ora 17:00 | Korabi-Dinamo (Në Peshkopi)
Erzeni pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Shëkolli-Iliria (Në Shënkoll)
Ora 17:00 | Burreli-Vora (Në Burrel)
Veleçiku pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Egnatia-Bylis (Në Rrogozhinë)
Ora 17:00 | Lushnja-Oriku (Në Lushnje)
Besa pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Tomori-Elbasani (Në Berat)
Ora 17:00 | Apolonia-Turbina (Në Fier)
Pogradeci pushim

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.