Akord me yllin e mesfushës, Reali tani bën gati milionat

Reali i Madridit kërkon një mesfushor qendre. Një danez është në listën e objektivave dhe hapi i parë është hedhur, pasi është gjetur marrëveshja parimisht me Kristian Eriksen. Futbollisti 27-vjeçar i Totenhemit ka edhe një vit kontratë me anglezët, që në verë do të jenë të detyruar ta sheshin për shkak se mund ta humbasin me parametra zero.

Reali e ka joshur Eriksenin, që do të përfitojë më shumë se 4 milionë euro në sezon. Tashmë madrilenët kanë nisur punën për të bindur Totenhemin dhe marrëveshja nuk do të jetë e lehtë. Kjo lidhet me historikun e bisedimeve mes këtyre dy klubeve. Luka  Modriç dhe Garet Bejl janë mbajtur deri në momentin e fundit nga “Gjelat”, kurse tekniku Poçetino i tentuar së fundmi nuk u lëshua nga londinezët.

Reali e ka tentuar edhe më parë Eriksenin, madje ka pasur një interesim zyrtar në vitin 2018. Drejtuesit e Totenhemit iu përgjigjën qartë: “Kushton 250 milionë euro”. Sigurisht spanjollët nuk ishin të çmendur ta paguanin atë shumë, por sërish mesfushori vlen shumë.

Raportohet se momentalisht ai vlerësohet me 150 milionë euro. Gjithsesi te Reali presin që kjo shifër të ulet. Eriksen ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe kjo ka bërë që presidenti i Totenhemit të mendojë seriozisht shitjen e tij. Madrilenët i kanë mbërritur sërish në derë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online