VIDEO: Ndërhyrje horror dhe grusht, shikoni çmendurinë e mbrojtësit nigerian

0

Në kampionatin norvegjez të futbollit, ndeshja mes Inter dhe Helsinki ishte shumë e luftuar dhe me ndërhyrje të ashpra, por ajo që bëri mbrojtësi i Helsinkit, Faith Obilor, ishte e pakuptueshme.

Futbollisti nigerian, në minutën e 36’ të lojës, lë skuadrën e tij me një futbollist më pak në fushën e lojës, për shkak të një ndërhyrje të çmendur që bën ndaj një kundërshtari. Me dy këmbë dhe thuajse në fluturim, Obilor ndërhyn ashpër dhe për gjyqtarin, nuk ka dyshime, karton i kuq.

Jo vetëm ndërhyrja “horror”, por mbrojtësi nigerian filloi të bëjë “boksierin”, duke lëshuar në tokë një tjetër kundërshtar pas goditjes me dy grushte. I çmendur…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.