Sistemi “VAR” vazhdon të çudisë botën e futbollit. Një ngjarje qesharake ka ndodhur në takimin e sotëm midis Portugalisë dhe Zvicrën, ndeshje e vlefshme për fazën finale të “Nations League”.
Pak minuta pas fillimit të pjesës së parë, Bernardo Silva rrëzohet në zonë. Në të njëjtën kohë zviceranët po pretendonin për një penallti të tyren. Gjyqtari gjerman Feliks Bryh i drejtohet ekranit të “VAR” dhe për habinë e të gjithë anulon penalltinë e Portugalisë dhe akordon një të tillë për zviceranët. Rodrigez tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe barazon shifrat në 1 – 1.