E kryer, Morata te Çelsi

0

Alvaro Morata është i Çelsit, raporton Sky Sport, që lajmëron se sulmuesi spanjoll është nisur drejt Anglisë.

Kontaktet kanë nisur prej ditësh dhe tashmë është gjetur marrëveshja, me Realin që kërkon 90 milionë euro dhe Çelsin që ofron deri në 80 milionë, ndaj duket se është gjetur rruga e mesme.

Plani i Realit është që pasi të shesë Moratan, të hidhet në sulm për Kilian Mbapenë.

Lajmi për Moratan drejt Çelsit befason Milanin, që shpresonte të merrte sulmuesin spanjoll, por gjithsesi ka kohë që duket se strategjia e zgjedhur nga kuqezinjtë është pritja, për të ulur çmimin e Belotit, objektivi real.

Edhe Obamejang, i përfolur si objektiv i Milanit, nuk u bë realitet pikërisht për faktin se Milani nuk u interesua realisht, aq sa dje drejtori i përgjithshëm i Dortmundit, Vacke, lëshoi një shigjetë: “Nuk është e mundur që drejtuesit e Milanit ta përmendin Obamejangun si objektiv konkret merkatoje, është mungesë respekti. Tani mund t’u japim një sinjal të qartë të gjithëve: Obamejang nuk është më në shitje”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.