Ismael Benaser do të jetë futbollisti më i ri i Milanit. 21-vjeçari ndiqej me shumë ngulm gjatë gjithë merkatos verore nga Maldini dhe Boban, të cilët më në fund kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen me Empolin dhe talentin.
![](https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/07/Benaker.jpg)
“Calciomercato” raporton se Milani do të paguajë 16 milionë euro në mënyrë direkte. Kësaj shumë mund t’i shtohen edhe 2 milionë të tjerë në formë bonusesh, sipas paraqitjeve të mesfushorit. Zbulohet edhe rroga e algjerianit, që do marrë rreth 1.5 milionë euro në sezon.
Benaser është një nga zbulimet e Serie A. Djaloshi ka spikatur me Empolin, duke qenë një nga talentet më cilësorë të kampionatit. Djaloshi është pjesë e rëndësishme e Algjerisë, me të cilën ka arritur finalen e Kupës së Afrikës dhe do ndeshet me Senegalin. Pas ardhjes së tij, ikën mundësia që Xhampaolo të bashkohet me Denis Praet.