E kërkojnë të gjithë, Spaleti zbulon sa vlen kartoni i Shkriniar

Mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar, luajti një ndeshje fantastike ndaj Barcelonës. Në përfundim të takimit, gazetarët ngacmuan trajnerin zikaltër, duke e pyetur atë për vlerën që ai do t’i jepte kartonit të sllovakut.

Tekniku toskan nuk iu shmang pyetjes dhe u përgjigj me një batutë: “100 Milionë (Euro). Po të isha Barça do të paguaja 120 milionë e do thosha 20 milionëshi shtesë është bakshish, ndërsa po të isha Reali paguaja 100 milionë dhe do leja 40 milionë bakshish”.

Futbollisti 23-vjeçar u transferua te Interi në korrik të 2017-ës dhe në edicionin e shkuar të Serie A luajti pa pushim përgjatë të 38 takimeve. Interesi për lojtarin sa vjen e shtohet sidomos nga kampionati anglez ku gjatë kësaj vere erdhën oferta në rangun e 70 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online