E kërkojnë klube të mëdha, Milenkoviç “frenon”: Dua të rritem, Fiorentina ekipi ideal

Nikola Milenkoviç është një nga futbollistët më të mirë të Fiorentinës së Piolit. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar po luan ndeshje tw mira dhe është një nga objektivat e shumë klubeve europiane.

Fiorentina refuzoi 40 milionë euro nga Atletiko Madrid në verë, ndërsa 20-vjeçari po monitorohet dhe nga klubet e Juventus, Inter dhe Mançester Siti.

‘Më vjen mirë për interesimin e këtyre klubeve, por jam i qetë. Jam një djalë me këmbë në tokë, besoj në profesionalizëm dhe mendoj vetëm të mësoj dhe përmirësohem çdo ditë.”

“Jam i lumtur që vesh bluzën e Fiorentinës, këtu është një ambient ideal për t’u rritur për çdo lojtar dhe jam i lumtur nga zgjedhja e bërë. Rinovimi? Do të flasim”, përfundon për “Tuttosport”, mbrojtësi 1.95 metra i gjatë, të cilit i skadon në vitin 2022 kontrata me Fiorentinën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online