Rikthimi në futboll? Masimo Morati sqaron gjithçka

Silvio Berluskoni nuk ia doli të qëndronte larg futbollit dhe bleu klubin e Monzës, që militon në kategorinë e tretë të futbollit italian. Ish-presidenti i Milanit qëndroi vetëm dy vite larg futbollit dhe u rikthye me Monzën, ku do të punojë me Adriano Galianin, bashkëpunëtorin më të afërt të tij.

Masimo Morati, një tjetër emër, i cili ka qenë president i Interit nga viti 1995-2013, ka folur për “L’Unione Sarda”, mbi mundësinë e rikthimit në futboll.

Nuk ekzistojnë kushtet për t’u rikthyer në futboll. Besoj se i kam dhënë shumë botës së futbollit dhe nëse do më duhej të bleja një klub të ri, do të impenjohesha maksimalisht. Por, nuk do të ndodhë, sepse nuk do të ishte e njëjta gjë krahasuar me Interin”, përfundon ish-presidenti i famshëm i zikaltërve, i cili nuk kurseu asgjë për klubin me të cilin ishte tifoz dhe kulmin e arriti në vitin 2010, kur Interi i tij fitoi Cjhampions Ligën e shumëdëshiruar dhe tripletën e famshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online