Tifozët e Milanit, pjesa më e madhe të paktën, do të thotë: Më në fund!
Ashtu si Bonuçi para pak kohësh, edhe Higuain te Milani ishte një martesë e dështuar dhe duket se lojtarët e Juves nuk duhet të vishen kuqezi, të paktën derisa “Djalli” të kthehet ai që ka qenë.
Tashmë vjen lajmi që pritej prej ditësh: Gonzalo Higuain do të shkojë te Chelsea dhe është arritur marrëveshja, siç raport gazetari italian Gianluca Di Marzio në Sky Sport.
? #UltimOra #Calciomercato
? Intesa di massima tra #Juventus e #Chelsea per #Higuain
? Prestito di 6 mesi più 12 a determinate condizioni#SkyCalciomercato #SkySport pic.twitter.com/8Y5fjooJlS— Sky Sport (@SkySport) January 16, 2019
“Pas finales së Superkupës së Italisë, Juve dhe Çelsi, me aprovimin e Milanit, kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Higuain në Londër. Do të jetë një huazim 6-mujor, që do të bëhet huazim i detyruar edhe për një sezon tjetër, diçka e lidhur me numrin e ndeshjeve dhe objektivat e arritur nga lojtari. Çelsi nuk do ta blejë gjithë kartonin e futbollistit, por nëse Higuain arrin një numër ndeshjesh dhe golash, huazimi do të rinovohet automatikisht. Kjo është formula për të cilën është arritur marrëveshja“.
Mer fund kështu një aventurë e dështuar, por pritet zyrtarizimi dhe pastaj Milani do të hidhet në sulm për polakun e Xhenoas, Piatek.