Raxha Naingolan ka qenë një nga më të mirët për Interin e këtij sezoni. Belgu regjistron shtatë gola dhe tre asiste, duke qenë një element shumë i vlefshëm për Spaletin. Largimi i këtij të fundit dhe ardhja e Kontes i ka ndezur dritën e kuqe qëndrimit të mesfushorit në Milano.
Trajneri i ri nuk e konsideron si të një profesionisti sjelljen e tij jashtë fushe dhe kërkon largimin e mesfushorit. Marota po punon për t’i plotësuar dëshirën teknikut zikaltër. Ai është takuar me përfaqësues të klubit të Torinos për të diskutuar huazimin e Naingolan. Klubi “Granata” janë dakort dhe po diskutohen shifrat e kësaj lëvizje.
Drejtuesit e Inter po punojnë edhe për shitjen e Ikardit te Juventus. Konte nuk e dëshiron qëndrimin e kësaj dysheje me justifikimin se prishin harmoninë e grupit. Lukaku pritet të zëvendësojë Ikardin dhe Barela do të vijë për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Naingolan.