E duan dy klube, deklarata e Delofeut bën me krahë tifozët e “djallit”

Zherard Delofeu u përfol në muajin janar për një kalim të mundshëm te Milani, klub në të cilin, spanjolli është aktivizuar për gjashtë muaj në sezonin 2016/2017. Mesfushori i avancuar u shndërrua në një ndër më të preferuarit për tifozët e tij, ku me paraqitjet e tij me fanellën kuqezi bëri mjaft mirë.

Gjithsesi, klubi nga “San Siro” nuk arriti ta merrte përfundimisht dhe tashmë Delofeu është pjesë e Uatfordit në Premier Ligë. Së fundmi, 24-vjeçari ka folur për mediat, ku është shprehur se një rikthim te Milani nuk përjashtohet, pasi sipas tij, kuqezinjtë kanë qenë ekipi që është ndjerë më i lumtur.

“Kam kaluar disa klube, por më i lumtur jam ndjerë te Milani. Ndihesha shumë i dashur atje dhe e shijoja shumë futbollin. Që në momentin e parë që shkova atje, e kisha të qartë që prisnin shumë nga unë.

Ata më besonin dhe isha i aftë për ta ndihmuar një klub fantastik dhe të madh si Milani. Është bukur që më kërkojnë kam një konsideratë të madhe për ta. Nuk do ta mbyllja derën për një rikthim të mundshëm, por për momentin jam i fokusuar tek Uatfordi.”

Ndërkohë, ditët e fundit është raportuar dhe një interesim nga Borusia e Dortmundit për spanjollin, por dëshira e tij duket e qartë që është vetëm të rikthehet te Milani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online