Uanda Nara: Kam bërë revolucion në futboll!

Uanda Nara është shndërruar në një nga personazhet kryesore të kohëve të fundit në Itali. Bashkëshortja dhe njëherësh agjentja e Mauro Ikardit, ka folur së fundmi për mediat, ku ka shpjeguar rolin e saj si dhe u ka dhënë përgjigje spekulimeve të një krize në çift, por jo vetëm.

Uanda ka thënë se nuk ka asnjë krizë në çift dhe se ajo e Ikardi janë të lumtur dhe e duan njëri-tjetrin. Gjithashtu, ndër të tjera ajo është shprehur se ka bërë revolucion në futboll, për vetë rolin e saj, pasi gratë e tjera të futbollistë ndryshe nga ajo qëndrojnë në shtëpi dhe mbajnë fëmijët.

ROLI I UANDAS – “Është një botë shumë “macho” dhe kjo që unë po bëj është diçka revolucionare. Roli i gruas në jetën e futbollistëve ka qenë i tillë: ‘qëndro në shtëpi dhe mbaj fëmijët’.  Kjo është arsyeja pse unë po bëj revolucion. Kam shoqe, të cilat janë të martuara me futbollistë dhe qeshin me atë çfarë unë bëj. E shikojnë që po bëj diçka të çuditshme, por gjithsesi më kanë kërkuar që të përfaqësoj bashkëshortët e tyre, pasi ato më njohin mua dhe e dinë se si veproj.”

KRIZA NË ÇCIFT – “Nuk ka asnjë krizë mes meje dhe Mauros, asnjëherë nuk ka pasur. Historitë që janë përmendur nuk kanë fare të bëjnë me ne dhe janë vetëm fantazira. Jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Dashuria jonë është për të gjithë jetën. Gjithmonë kam fituar para vetë, jam e pavarur nga kjo pjesë. Asgjë tjetër veçse dashurisë më mban me Ikardin.”

THASHETHEMET PËR NJË FLIRT ME BROZOVIÇ – “Nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë. Bashkëshorti im është Mauro Ikardi. Nuk e di nëse ka nevojë të jap shpjegim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online