E bujshme, klubi i Serie A shumë pranë akordit me “spiunin” Bielsa

Marcelo Bielsa po bën një punë të shkëlqyer në krye të Lids Junajtid në Angli, por metodat e tij të punës janë kritikuar shpeshherë nga mediat britanike dhe kjo gjë, po e shtyn strategun argjentinas drejt largimit. Ka shumë interes për trajnerin e Lids, i cili me shumë gjasa do të gjejë skuadër të re në verë.

Interesimi më i madh është nga Serie A, madje flitet se Bielsa ka gjetur akordin me skuadrën e Romës. Ranieri është momentalisht trajner i verdhekuqve, por kontrata e tij mbaron në fund të sezonit dhe rinovimi duket shumë larg.

Prandaj, Roma ka filluar të mendojë seriozisht për Bielsan, një trajner që pëlqehet shumë nga bordi drejtues i skuadrës kryeqytetase. Argjentinasi Bielsa mori drejtimin e Lids Junajtid vetëm verën e shkuar, diçka që erdhi si surprizë për të gjithë botën e futbollit, për shkak se Lids militon në Ligën e Dytë angleze (Championship).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online