E bujshme, ftesa e çuditshme befason Argjentinën!

Leo Mesi rrezikon një dënim shembullor nga CONMEBOL, institucioni që qeveris futbollin amerikano-jugor. Plot dy vite përjashtim rrezikon 32-vjeçari, çka do të sillte fundin e aventurës me kombëtaren e tij.

Një lajm i bujshëm është përhapur në lidhje me kapitenin dhe Argjentinën. “Fox Sports” raporton se në drejtim të Federatës Argjentinase të Futbollit ka ardhur një ftesë krejtësisht e veçantë.

UEFA ka ftuar dy herë fituesit e Botërorit për të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Kombeve. Diçka e tillë do të bënte të mundur luajtjen e kombëtares latine në Europë dhe zgjatjen e karrierës së Mesit me ekipin “albiceleste”.

Pavarësisht skualifikimit, “pleshti” do të zbriste në fushë lirisht në duelet e Ligës së Kombeve, ndërsa kombëtarja argjentinase do të pësonte një farë evropianizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *