Lajm i keq për Maganin, operohet mbrojtësi kavajas

Një nga lojtarët kryesore të Besës do të humbasë fazën përgatitore, pasi ditën e sotme ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Bëhet fjalë për mbrojtësin Besmir Kullolli, i cili ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale.

Klubi kavajas e ka shpërndarë gjithashtu dhe i uron shërim sa më të shpejte. Kullolli sezonin e fundit është aktivizuar në 20 ndeshje, 17 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Mbrojtësi ka shënuar edhe një gol, madje që i ka dhënë fitoren Elbasanit në tetor të vitit 2018.

Kulloli në të shkuarën është aktivizuar edhe me Sopotin e Tomorin në Kategorinë e Parë, ndërkohë që me kavajasit ka provuar edhe Superioren që në vitin 2013. Futbollisti 25-vjeçar tashmë duhet të rikuperohet dhe të kthehet i gatshëm për Besën në sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online