Xhanluixhi Donaruma nuk do të rinovojë me Milanin dhe tani është zyrtare.
Portieri kuqezi, kontrata e të cilit mbaron në 2018, ka refuzuar ofertën kuqezi, nëpërmjet menaxherit Mino Raiola.
Lajmin e ka bërë zyrtar administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone: “Raiola na ka informuar se Donaruma ka vendosur të mos rinovojë me Milanin.
“Ne kishim bërë një propozim të rëndësishëm, lojtari e vlerësoi dhe ka bërë vlerësimin e tij jo thjesht ekonomik, por na ka komunikuar se nuk dëshiron të rinovojë.
” Vendimi i tij na ka kapur në befasi, sepse shpresonim se Donaruma do ta udhëhiqte Milanin drejt së ardhmes. Vendimi na lë një shije të hidhur, por natyrisht do të shohim nga e ardhmja”.