E Bujshme / Ajaks gjen zëvendësuesin e De Jong, gati oferta për shqiptarin

Së shpejti mund të kemi një futbollist shqiptar te klubi i Ajaksit të Amsterdamit. Bëhet fjalë për mesfushorin e Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani, lajmi raportohet nga media e njohur gjermane “SPORTBILD“.

Futbollisti 19-vjeçar është një ndër lojtarët më të talentuar të akademisë bavareze dhe prej gati një viti lojtari me origjinë shqiptare ka filluar të stërvitet me ekipin e parë. Gjithsesi, konkurrenca e madhe te kampionët e Gjermanisë, ka bërë që talenti të mos marrë minuta të mjaftueshme.

Ajaksi pritet të shesë gjatë kësaj merkatoje mesfushorin e talentuar Frenki De Jong dhe Shabani do të jetë një ndër lojtarët që do blihet me fondet e shitjes së De Jong. Për momentin nuk bëhen të ditura shifrat që po negociohen midis palëve.

Meritan Shabani

Mesfushori 19-vjeçar ka qenë pjesë e grumbullimeve të moshave të Gjermanisë, por për shërbimet e tij interesohen dhe përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *