E ardhmja në Itali, Dermaku: Moduli? Nuk bën diferencën

Kastrioti Dermaku është gati për ndeshjen me Islandën. Mbrojtësi me shumë mundësi do ta nisë nga fillimi, por për të nuk është problem kjo pjesë. Ai ka folur për situatën në ekipin dhe atmosferën mes lojtarëve, ndërkohë që nuk i shmanget pyetjes në lidhje me modulin me tre mbrojtës që trajneri Edi Reja mund të aplikojë te kuqezinjtë. Një koment edhe në lidhje me të ardhmen e tij, që e sheh sërish në Itali.

SITUATA NË KOMBËTARE – “Ambienti është shumë i mirë dhe jemi duke punuar me intensitet, për të përgatitur sa më mirë ndeshjen me Islandën. Personalisht jam duke u ambientuar shumë mirë si me grupin, ashtu edhe me stafin teknik. Unë titullar? Me rëndësi është të japim maksimumin në stërvitje dhe të jemi gati për të dhënë më të mirën, nëse na vjen shansi të zbresim në fushë”, tha mbrojtësi.

MODULI ME TRE NË MBROJTJE – “Kam, luajtur edhe me 3, edhe me 4 në mbrojtje. Jam ndjerë mirë në të dy skemat. Rëndësi ka që të gjithë ekipi të japë maksimumin në të gjitha fazat e lojës. Nuk është skema ajo që bën diferencën, por besoj se kemi mundësi të bëjmë shumë mirë”.

E ARDHMJA – “Nuk besoj se do rri më te Kozenca. Më mbaron kontrata tani në qershor dhe jam në bisedime me disa klube të Serisë A, por edhe skuadra turke. Megjithatë besoj që do të mbetem në Itali”, ka përfunduar Dermaku deklaratën e tij për Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online