VIDEO | “Ruleta ruse” eleminon Çamërinë, ëndrra shuhet në gjysmëfinale

0

Kombëtarja e Çamërisë është eleminuar në gjysmëfinale, në turneun që zhvillohet në Armeni nga CONIFA. Pas ecurisë mjaft të mirë në grupe, kombëtarja çame u përball me Osetian Jugore në gjysmëfinalet e turneut, ku u eleminua vetëm nga goditjet e 11-metërshave.

Ndeshja u mbyll në barazim 0-0, ku ishte një 90 minutësh mjaft i luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet. Në këtë turne nuk ka shtesa dhe sfida iu drejtua menjëherë penalltive. Në fund Osetia Jugore triumfoi me shifrat 6-5, me këta të fundit që gabuan vetëm një herë, ndërsa për çamët gabuan kapiteni Gjeçi, si dhe Xhorxhian Boçi në fund.

Ndërkohë, për t’u përmendur është penalltia e shënuar nga Marko Van Basten Çema, me sulmuesin, që edhe pse godiste 11-metërshin e pestë dhe të fundit arriti të shënonte me panenka. Pavarësisht humbjes Çamëria nuk e ka mbyllur ende rrugëtimin e saj, pasi do të luajë edhe për vendin e tretë ndaj humbëses së gjysmëfinales së dytë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.