E ardhmja e Levandovskit, tani mos kini më asnjë dyshim!

Real Madrid apo Çelsi? Ky ishte diskutimi i bërë gjatë verës për të ardhmen  e Robert Levandoskit. Sulmuesi polak pati probleme me Bajernin e Mynihut, por më pas gjithçka u sheshua dhe goleadori mbeti në Gjermani.

Jo vetëm kaq, por Levandovksi tanimë e mendon edhe ta mbyllë karrierën te kampionët në fuqi të Gjermanisë. “Përfundimi i karrierës këtu? Është patjetër një opsion. Një ndryshim nuk është në mendimet e mia tani.. Në verë ka pasur ndonjë problem, por tani gjithçka është në rregull”, është shprehur Levandovski për “Sport Bild”.

Levandovksi po luan sezonin e pestë me Bajernin e Mynihut. Këtë kampionat ai e ka mbyllur me 10 gola të shënuar në 16 ndeshje, ndërkohë që rekordin në Bundesliga e ka në sezonet 2015-2016 dhe 2016-2017 me 30 gola të realizuar. Vjet polaku shënoi 29 gola, çka normalisht bëri që të mbetej një nga sulmuesit më të kërkuar në merkato, edhe pse është 30 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online