Miqësoret e janarit, konfirmohet dhe e katërta

Partizani e  Kukësi do ta zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi, ndërkohë që kanë programuar edhe disa ndeshje miqësore. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Tirana e Skënderbeu që nuk do largohen nga Shqipëria.

Deri një ditë më parë ishin publikuar datat për tre miqësore. Tashmë është shtuar edhe një tjetër, madje një përballje mjaft interesante. Kukësi i vendit të dytë do të sfidojë turqit e Bashakshehir, momentalisht kryesues në kampionatin turk.

Verilindorët këtë takim e luajnë më 9 janar. Në të njëjtën ditë Partizani do të përballet me ekipin e Sivasporit. Dy ditë më pas do të jetë radha e Kukësit, që do të ketë një miqësore me rusët e Rostov. 

MIQËSORET E JANARIT
Tirana-Skënderbeu (6 janar)

Bashakshehir – Kukësi (9 janar)

Sivaspor-Partizani (9 janar)

Rostov-Kukësi (11 janar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online