Jyrgen Klop dëshiron shumë që të fitojë titullin kampion me Liverpulin, por edhe trofeun e Champions League. Skuadra e tij është në garë dhe do tentojë deri në fund. Tekniku gjerman së fundmi ka folur për të ardhmen dhe mesazhi është i qartë: Nuk ka asnjë arsye të largohet nga Liverpuli.
“Kam një kontratë me Liverpulin deri në vitin 2022. Askush këtu nuk e ndjen se duhet që bashkëpunimi ynë të marrë fund. As unë, as drejtuesit. Nuk e di deri kur do të qëndroj këtu. Është një rrugë e gjatë përpara. Në thelb, futbolli është i tillë: mundësia duhet të jetë shumë e mirë dhe zgjedhja të bëhet në momentin e duhur”, tha mes të tjerash Klop për “Die Welt”.
Ai e plotësoi mendimin e tij duke shtuar: “Ndjehem krejtësisht i lumtur këtu dhe nuk e ndjej ta kem përfunduar misionin tim. Ekipi ynë ka një moshë mesatare të mirë dhe në mund të punojmë së bashku për një kohë të gjatë”.