E ardhmja e Balotelit? Presidenti i Nicës sqaron gjithçka

Sezoni i tretë i Mario Balotelit në Francë, po rezulton një katastrofë e vërtetë. Zero gola, probleme me trajnerin, zënka me shokët e ekipit dhe një raport inekzistent me presidentin e Zhan-Pier Riviere. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka thyer heshtjen, duke folur për të ardhmen e lojtarit më të paguar të skuadrës së tij.

Mario ka bërë shumë për ne në dy sezonet e para. Këtë viti është disi me e komplikuar për arsye që tashmë dihen nga të gjithë. Për momentin, si ne dhe, por dhe ai, ndodhemi një situatë delikate. Në merkaton e janarit do të shikojmë se ç’mund të bëjmë me kontratën e tij. Do i vlerësojmë gjërat me qetësi”, tha president i klubit të Nicës.

Marrëdhëniet midis sulmuesi italian dhe klubit u përkeqësuan gjatë merkatos së verës. Një ofertë e Marsejës futi palët në sherr, pasi agjenti i Balotelit, Mino Raiola, pretendonte se lojtari të tij i kishte mbaruar kontrata, por dokumentet e firmosura nga Baloteli nuk i jepnin të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online