Dzaria: Musolli më mungon shumë, titulli fitohet po mundëm Partizanin!

0

Mesfushori i Kukësit, Irakli Dzaria foli pas ndeshjes kundër Luftëtarit për mediat e pranishme në stadium, ku pranoi se skema e golit ishte provuar shumë herë në stërvitje. Mes të tjerash, Dzaria pranoi se Musolli është një mungesë e madhe, edhe për Kukësin, edhe për atë personalisht, pasi kanë krijuar raporte të mira me njëri-tjetrin. Në fjalën e tij, gjeorgjiani tha:

SKEMA E GOLIT – “E kemi provuar skemën edhe në stërvitje dhe në ndeshje, e kryem me sukses dhe shumë bukur. Jam shumë i lumtur që skuadra ka filluar të fitojë, por jam i lumtur edhe për golin tim. E rëndësishme është që të fitojë skuadra”.

GOLAT – “Më mungon shumë Musolli, pasi ai rrinte prapa dhe unë kisha më shumë liri përpara në sulm. Musolli nuk është i gatshëm dhe më duhet të qëndroj më mbrapa”.

SKËNDERBEU – “Të gjitha ndeshjet për ne janë shumë të rëndësishme. Skënderbeu është një skuadër shumë e fortë, por ne duam të fitojmë, pasi synojmë titullin kampion”.

PARTIZANI – “Edhe Partizani është një ekip shumë i mirë, por nuk fituan me Tiranën dhe ne ngushtuam diferencën. Nëse duam të fitojmë titullin kampion, është e thjeshtë: Duhet të mundim Partizanin”,- u shpreh Dzaria.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.