E shtuna solli dy trofe në familjen e Kristiano Ronaldos. I pari dhe më i rëndësishmi ishte titulli i Serie A, që CR7 festoi pas fitores ndaj Fiorentinës, ndërsa i dyti ishte një trofeu i një turneu për të rinj.
Djali më i madh i futbollistit portugez udhëhoqi drejt trofeut skuadrën e 9-vjeçarëve të Juventusit në një turne të zhvilluar në vendlindjen e babait te tij, në ishullin e Madeirës.
Në finale bardhezinjtë mundën me penallti bashkëmoshatarët e Atletiko Madrid. I biri i Kristiano Ronaldos ishte golashënuesi më i mirë i turneut me 9 gola, një arritje kjo që gëzoi shumë gjyshen e tij Dolores Aveiro që shpërndau në “Instagram” një foto të suksesit të skuadrës së nipit të tij.
https://www.instagram.com/p/BweUQitDJd-/?utm_source=ig_web_copy_link