Dy golat ndaj Bajernit e kthejnë në mit, te Liverpuli askush si Mane

Liverpuli mori një triumf mjaft të rëndësishëm një natë më parë, teksa eleminoi Bajernin e Mynihut, duke e mposhtur 1-3 në “Allianz Arena”. Heroi për “The Reds” ishte Sadio Mane, i cili shënoi dy nga tre golat e ekipit të tij.

Përveç festës për kualifikimin, senegalezi festoi edhe një rekord. Tashmë, Sadio Mane është lojtari më me shumë gola i Liverpulit në transfertat e Champions League. 26-vjeçari ka shënuar plot shtatë gola larg “Anfield” në Champions, më shumë se çdokush që ka veshur fanellën e të kuqve në kompetcionin më të rëndësishëm europian për klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *